Lajme

Në këtë mënyrë të veçantë Wesley Clark e konfirmoi ardhjen e tij në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 12 June 2019

Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do të jetë pjesë e shënimit të përvjetorit të njëzet të çlirimit të Kosovës.

Clarke konfirmoi ardhjen në Kosovë përmes një postimi në Twitter, ku tha se pret të bashkohet me Presidentin Bill Clinton.

“Jam duke pritur për t’u bashkuar me ju nesër president Bill Clinton, në Kosovë për këtë rast të veçantë”, ka shkruar Clark.

-Advertisement-

 

 

Clark gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ndryshe ish-presidenti Bill Clinton përmes një postimi po ashtu në Twitter, shkroi se është i nderuar që është kthyer sërish në Kosovë për nderë të 20 vjetorit të çlirimit.

“Kam nderin që të kthehem në Kosovë për të përkujtuar 20 vjet paqe- një arritje nga populli i Kosovës që duhet të kremtohet jo vetëm në këtë përvjetorë, por çdo ditë”, shkroi ish-presidenti Clinton.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera