Lajme

Në këtë ditë testohet alarmi publik në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 04 May 2023

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën, më 06 maj 2023, do të bëhet testimi i radhës së Sistemit të Alarmit Publik.

Ky testim është paraparë të bëhet në orën 12:05 dhe të bëhet dy herë nga 30 sekonda.

“Ju njoftojmë se ditën e shtunë, më 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05, do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera