Lajme

Në këtë datë do të hapet pishina e Gërmisë

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 04 June 2022

Më 13 qershor është planifikuar që të hapet pishina e Gërmisë në kryeqytet. Ky është viti i parë që nga pandemia që pishina do të hapë dyert në kohën e zakonshme.

Por që nga viti 2015, në këtë vend, përjashtuar amfiteatrin, nuk është investuar asgjë nga Komuna e Prishtinës dhe qeverisjet e saj.

Sipas Liridon Llapashticës, kryeshefit ekzekutiv të “Sport Marketing”, ndërmarrjes publike të komunës e cila menaxhon me pishinën, çmimi i hyrjes do të jetë i njëjtë si viteve tjera – 1 euro për fëmijë e dy për të rriturit, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Musliu tha ndër të tjera se nga kjo verë do të lahen me ujë rrugët qendrore e periferike të Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera