Sport

Ne jemi Bayerni, nuk i frikësohemi Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 07 March 2019

Bayern Munchen barazoi 0-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve në “Anfield Road” kundër Liverpoolit duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Në prag të ndeshjes së kthimit në “Allianz Arena”, Franck Ribery ka deklaruar me bindje të plotë se bavarezët nuk e kanë aspak frikë Liverpoolin.

“Ne po ndihemi optimistë dhe ndeshja do të zhvillohet në shtëpinë tonë. Liverpooli ka një skuadër shumë të mirë, por ne jemi Bayerni. Besojmë në aftësitë tona dhe nuk i frikësohemi Liverpoolit”, ka thënë Ribery.

-Advertisement-

“Nëse luajmë bashkë dhe luftojmë, kemi mundësi të kalojnë në çerekfinale. E kemi një mundësi shumë të mirë”, përfundoi francezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera