Lajme

Në Jarinjë, policia shqipton 60 fletëqortime, situata është e qetë

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 10 November 2022

Situatë e qetë në aspektin e sigurisë është edhe në magjistralen Mitrovicë-Jarinjë, në veri të vendit.

Edhe atje, në pikën kufitare që ndan Kosovën me Serbinë, qëndroi gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda me ekipin e transmetuesit publik.

Bazuar në të dhënat e policisë, gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kufitare, policia ka shqiptuar 60 fletëqortime ndaj qytetarëve serbë, të cilët vazhdojnë që në automjetet e tyre të bartin targat ilegale KM dhe nuk i kanë zëvëndësuar me ato legale, RKS.

-Advertisement-

Sipas gazetares, në këtë magjistrale, janë parë  lëvizje të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it, por nuk janë parë patrullime të stacionuara.

Në këtë pikë kufitare, lëvizja e veturave është në numër më të madh, krahasuar me atë në Bërnjak.

Sidoqoftë, ajo tha se mbi liqenin e  Ujmanit, gjatë orëve të mbrëmjes, ka parë edhe patrullime të KFOR-it me anë të helikopterëve.

Në tërësi, situata është e qetë në tërë veriun e Republikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera