Lajme

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike shënohet Dita Botërore pa duhan

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 31 May 2022

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës u shënua 31 maji, Dita Botërore pa duhan.

Në praninë e drejtorit të Institutit, Naser Ramadanit, zëvendësministres Dafina Gexha, Olelsandr Martynenko nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e pjesëtarëve të shoqërisë civile, u shpalosen të dhëna interesante për duhanin.

Këtu u tha se 84 milionë ton CO2 lirohen nga prodhimi i duhanit, kjo është e barabartë me 280 mijë raketa të lëshuara në gjithësi.

-Advertisement-

3.7 litra ujë të pijshëm përdorën për të prodhuar një cigare.

Po ashtu, 4.5 trilionë bishta cigaresh ndotin mjedisin çdo vit.

Në këtë ngjarje gjithashtu u bë thirrje që të respektohet ligji anti-duhan dhe të zhvillohen fushata në parandalimin e pirjes së duhanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera