Lajme

Në Indi digjen pampersat e një kompanie sepse në to u zbulua emri i profetit Mohamed

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 25 February 2018

Një qytetar i përkatësisë myslimane në Indi është filmuar duke djegur një produkt të Pampersave, sepse vërejtën se në të ishte i shkruar emri i profetit Mohammed a.s.

Ata thonë se linjat që ilustrojnë mustaqet, hundën, gojën dhe syrin e majtë duken si emri i profetit në germa arabe.

Kritikët e kanë quajtur atë një fyerje për Islamin. Aktivistët e grupit islamik Darsgah Xhihad-o-Shahadat kanë paraqitur një ankesë zyrtare rreth pampersave në stacionin e policisë Dabeerpura në Hyderabad, raporton Mirror.

-Advertisement-

Në një letër drejtuar policisë, grupi tha se Pampers, që ishte në pronësi të Procter & Gamble nga SHBA-ja, kishte ‘lënduar ndjenjat’ e bashkësisë muslimane dhe bëri thirrje që produktet të hiqen menjëherë nga raftet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera