Lajme

Në Graçanicë kërkohen patrulla policore afër shkollave

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 16 June 2018

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviq, ka kërkuar nga organet e sigurisë që të rritet niveli i sigurisë në shkollat e kësaj komune.
Pas një takimi që ka pasur me drejtorët e shkollave, zyrtarë policorë dhe ata të KFOR-it, është kërkuar që të rritet prania e policisë afër objekteve të dijes.

Nëpërmjet një njoftimi të Komunë thuhet se kjo ka ndodhur pas një incidenti që ka ndodhur në Suhadoll, ku është raportuar se në një shkollë të këtij fshati janë kërcënuar nxënësit.

“Pas incidentit në shkollë, në Suhodoll, dhe një serie të plaçkitjeve në Graçanicë, me iniciativën e kryetarit të Komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviq, është mbajtur një takim i përbashkët me drejtorët e shkollave dhe kopshteve, përfaqësues të policisë, KFOR-it dhe OSBE-së, me qëllim identifikimin e prioriteteve dhe për të parandaluar aktivitete që synojnë përmirësimin e sigurisë, para së gjithash, në shkolla”, thuhet në njoftimin e Komunës së Graçanicës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera