Rozë

Në gjendje të rëndë nga mbidoza, nëna e Demi Lovato: Ajo nuk fliste dhe as nuk shikonte

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 21 September 2018

Kanë kaluar pothuajse dy muaj nga ngjarja e rëndë ku këngëtarja Demi Lovato kaloi në mbidozë heroine. Për herë të parë, nëna e saj ka folur në një intervistë për ‘Neësmax Tv’,ngjarjen e rëndë që përjetoi.“Ende është një ngjarje e vështirë për të folur. Isha e shokuar kur mora vesh çfarë kishte ndodhur. Akoma dridhem kur e kujtoj. Vrapuam për në sallën e urgjencës dhe i shkova pranë. Ajo ishte në gjendje të tmerrshme dhe nuk më shikonte fare. I thashë që e doja dhe më kishte pranë. Për dy ditë nuk e dinim nëse do jetonte apo jo, ishim të frikësuar”, tha Dianna de la Garza.

Ndërsa për gjendjen aktuale të këngëtares, Dianna tha: “Ajo po e merr veten dhe po lufton fort. Gjithë ndihma që i duhet është aty. Ajo është e lumtur, e shëndetshme. Kjo në vetvete më nxit për të ardhmen e saj dhe për të ardhmen e familjes sonë.”

demi lovato with mother dianna de la garza for use in 3.5 People first
8.23.17 in los angeles

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera