Lajme

Në Gjakovë, për dy javë ngritën 72 aktakuza

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 17 December 2018

 

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, bëhet e ditur se brenda dy javëve janë ngritur gjithsej 75 aktakuza kundër 75 personave, për vepra të ndryshme penale.

 

-Advertisement-

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 2  aktakuza kundër 2 personave,  gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 3 kërkesa për caktimin e masës për paraburgimit, transmeton Gazeta inFokus.

 

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 73 aktakuza kundër 73 të pandehurve, po ashtu ka bërë dhe 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

 

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 9 propozime për  masë Edukative, gjithashtu 7 masa për Diversitet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera