Sport

Në Gjakovë gati për ndeshjen e vitit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 14 May 2018

Vëllaznimi po bëhet gati për ndeshjen e vitit, derisa po e diskuton ende statusin e skuadrës elitare. Tashmë në stadiumin e qytetit në Gjakovë kanë filluar të gjitha përgatitjet e duhura për ta pritur ndeshjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Gjilanit, duel ky që do ta përcaktojë skuadrën e dytë që do luajë në barazh.

Një gjë është e sigurtë, numri i tifozërisë në Gjakovë do të jetë më i madh se kurrë, ndaj kanë filluar edhe të vendosen ulëset në tribunen perendimore.

Ulëset do të jenë me ngjyra tradicionale të klubit gjakovar, kuq & zi. Dueli ndërmjet Vëllaznimit dhe Gjilanit ende nuk është konfirmuar, sikurse që nuk janë konfirmuar ende zyrtarët e ndeshjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera