Në fjalimin e OKB-së, kryeministri Rama denoncon Rusinë
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 24 September 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama denoncoi të shtunën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara agresionin rus ndaj Ukrainës, duke e quajtur atë “ një luftë të paprovokuar, të pajustifikuar dhe të paramenduar”.
“Lufta që Rusia zgjodhi të ndërmerrte nuk është vetëm kundër Ukrainës dhe popullit të saj: Ajo është gjithashtu një sulm brutal kundër së drejtës ndërkombëtare, shkelje flagrante e Kartës së OKB-së dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për Arkitekturën Evropiane të Sigurisë”, tha ai.
Kryeministri Rama tha se bëhet fjalë për një luftë të hapur nga një tirani cinike e plakur ndaj një demo demokracie të re në rritje.“Një vend, i motivuar nga ëndrrat e madhështisë së kohëve të shkuara, ka vendosur ta kthejë botën mbrapa, të kthehet kundër gjithçkaje që kemi ndërtuar gjatë dekadave. Kjo është e papranueshme”, tha ai.
Kryeministri i Shqipërisë, një vend që aktualisht është anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së shprehu solidaritetin me Ukrainën dhe popullin e saj.
“Lufta e tyre është edhe e jona, dhe shpresoj, e të gjithë anëtarëve të OKB-së, që ndajnë parimet themelore të sovranitetit, të integritetit territorial, të lirisë dhe të së drejtës për të vendosur në mënyrë të pavarur për të ardhmen e tyre, pa frikë apo ndërhyrje”, tha Rama.
Kryeministri i Shqipërisë dënoi veprimet e fundit të Kremlinit për mobilizim të pjesshëm dhe për referendume në rajonet nën kontrollin rus, duke thënë se Shqipëria nuk do t’i njohë këto votime të paligjshme.
Ai tha se Shqipëria mbështet miratimin e një Konvente për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimeve Kundër Njerëzimit.
“Ky instrument i ri do të plotësonte një boshllëk të ndjeshëm në kuadrin aktual ndërkombëtar dhe do të lehtësonte bashkëpunimin ndërkombëtar për të mbrojtur civilët”, tha ai.
Më pak se tre javë pasi Shqipëria u bë objekt i dy sulmeve kibernetike nga Irani, duke sjellë si pasojë ndërprerje e marrëdhënieve me Republikën Islamike, Rama – i cili i quajti ato “shkelje flagrante” tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe për mbajtjen përgjegjës të aktorëve që e kërcënojnë atë.
“U bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe Këshillit të Sigurimit, të përqëndrohet më seriozisht dhe më konkretisht për të trajtuar sigurinë kibernetike, duke investuar në parandalim dhe duke ndihmuar të gjitha shtetet anëtare që të ndërtojnë qëndrueshmëri e rezistencë”, tha Rama.
Të tjera
-
Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një përmbledhje se çfarë ka tregu...
-
“Krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli” – Kurti eskalon me sulmin ndaj Prokurorisë
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar ...
-
77 i PDK-së në Vajnikë: Emocionet çdo ditë e më të forta nga mbështetja kaq e madhe
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 77...
-
“E ka trashë zanin – tash po i jep zor – me i thanë HE çka ki? Unë foli mos me i lanë këta budallët e mi… – Valon Syla imiton Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në KPM. Syla thotë s...
-
Policia bastisje në veri, gjen granata dore e municion – arrestohet një person
Sot, Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në Mitrovicë të Veriut, ku janë g...
-
Haradinaj nga SHBA: Vitomirica dhe Rogova, shembull i mbështetjes për Kosovën Fituese
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Hara...
-
Shkëlqim Devolli me kongresistë dhe ekipin e ngushtë të Presidentit Trump, në përgatitjet ceremoniale
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, po qëndron në Shtetet e Bash...
-
Dervishaj në udhëtim me rininë: Takim i paharrueshëm, diskutuam për 77 probleme e 77 zgjidhje për ta
Kandidati për deputet me numër 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës,...
-
Genc Prelvukaj për herë të parë tregon rrëfimin interesant se si Hashim Thaçi e ftoi në PDK
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka fol...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...