Në fillim të javës mund të ketë një tjetër sulm kibernetik të pandalshëm, kujdes paratë
Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 15 May 2017
Sulmi kibernetik që goditi sistemet kompjuterike të shumë kompanive private dhe agjensive qeveritare në mbarë botën mendohet se është fashitur momentalisht.
Megjithatë, Europol-i paralajmëroi se sulmi mund të ripërtërihet nesër, ndërsa deri tani përllogaritet se ka bllokuar kompjuterat e mbi 200 mijë personave në 150 vende të botës.
Sulmi kibernetik shpërndau një kod dëmtues në mbarë botën, duke goditur ndër të tjera edhe rrjetet kompjuterike të spitaleve, bankave dhe agjensive qeveritare. Tashmë mendohet se sulmi do të kishte marrë përmasa shumë më të mëdha, nëse nuk do të ishte ndaluar rastësisht nga dy të rinj. Mësohet se një pjesë e madhe e këtij sulmi u shmang nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet një 22-vjeçari britanik, i specializuar për programimin kompjuterik, si dhe një inxhineri 20-vjeçar amerikan i specializuar për sigurinë kibernetike.
Qendra e qeverisë britanike për sigurinë kibernetike e përshëndeti publikisht 22-vjeçarin britanik, të njohur në internet vetëm nëpërmjet emërtimit MalëareTech, i cili pikasi rastësisht mekanizmin që ndërpreu shpërndarjen e mëtejshme të programit keqdashës. Mendohet se kjo ndërhyrje mund t’u ketë kursyer miliona dollarë kompanive private dhe atyre qeveritare, si dhe parandaloi përhapjen masive në SHBA dhe vende të tjera.
Megjithë këtë rastësi fatlume, deri në ato momente sulmi pati gjunjëzuar ndërkohë pjesën më të madhe të sistemeve spitalore britanike, si dhe sistemet kompjuterike të shumë kompanive private dhe agjensive shtetërore në vende si SHBA, Rusi, Ukrainë, Brazil, Spanjë, Indi, Kinë etj.
Drejtori i agjensisë policore të Bashkimit Evropian, Europol, tha se sulmi ishte i një niveli të paprecedent dhe se do të duhet të zhvillohet një hetim kompleks ndërkombëtar për të identifikuar autorët.
Programi keqdashës shfrytëzon një dobësi të programit të vjetër operativ Ëindoës, dobësi e cila mendohet se ishte identifikuar nga Agjensia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së dhe përdorur në programe që u vodhën dhe u nxorën në internet.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...