Sport

“Në festa nuk mungon kurrë, te Pele nuk erdhi”, tifozët sulmojnë Neymar

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 04 January 2023

Në Brazil nuk e kanë pritur aspak mirë mungesën e Neymar në ceremoninë mortore të Pele, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Shumë tifozë të kombëtares seleçao kanë sulmuar numrin 10 për faktin që nuk mori pjesë në lamtumirën e legjendës së futbollit brazilian.

“Ai mund t’i kishte bërë presion klubit për ta lejuar të merrte pjesë në varrimin e Pele. Ai ka insistuar shumë herë për të ardhur në festa, të vinte edhe për Pele.

-Advertisement-

Unë mendoj se Neymar, si një futbollist brazilian që është, ishte i detyruar të vinte dhe të shihte trupin e Peles, pasi ishte diçka e rëndësishme për të gjithë futbollin brazilian”, është një nga komentet e tifozëve të zemëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera