Lajme

Në Ferizaj, 72 aktakuza për një javë

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 17 December 2018

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë javës së kaluar, ka ngritur gjithsej 72 aktakuza dhe ka paraqitur 6 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, transmeton Gazeta inFokus.

 

-Advertisement-

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë javës së kaluar janë ngritur pesë aktakuza dhe janë bërë dy kërkesa  për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

 

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsej 61 aktakuza , ka bërë 4 kërkesa  për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë tetë 8 aktvendime për fillim të hetimeve.

 

Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka ngritur gjashtë 6 aktakuza./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera