Rozë

Në dyvjetorin e vdekjes së Lecit, Cima me fjalë prekëse për mikun e tij

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 16 November 2017

Një ditë më parë janë bërë dy vjet që nga vdekja e humoristit të njohur Ibrahim Krajkova i njohur me emrin artistik Leci,

E në dyvjetorin e vdekjes së tij përveç familjarëve e të afërmeve, mungesën e tij po e ndjen edhe miku dhe ish-kolegu i tij Rasim Thaçi-Cima, transmeton Gazeta Express.

Cima përmes një fotografie të postuar në llogarinë e tij në Instagram, ka shkruar se po i mungon shumë.

-Advertisement-

“Sot.dy vite u nda nga jeta miku jone Leci… qofsh ne paqe Lec po na mungon shume”, kishte shkruar Cima.

Kujtojmë se Cima e Leci, kanë qenë ndër humoristët më të njohur që me skeqet e tyre, rrëmbyen zemrat e mijëra fansave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera