Sport

Në Çeki rikthehet normaliteti, kampionati pritet të rinisë më 25 maj

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 29 April 2020

Republika Çeke mund të rinisë kampionatin me datë 25 maj. Vendi europian, pas lirimit të masave shtrënguese të qeverisë vendase po mendon që të fillojë të luajë futbollin profesionist, me dy divizionet kryesore që planifikohet të fillojnë në fund të muajit maj.

Ende nuk ka një vendim zyrtar, por klubet pritet të mblidhen në një tryezë të përbashkët me datë 12 maj për të hedhur në votim përfundimin e sezonit futbollistik, i cili gjithsesi mendohet se nuk mund të përfundojë përpara muajit korrik dhe kjo mund të krijojë probleme pasi një pjesë e kontratave të lojtarëve por dhe kontratat me sponsorë të ndryshëm mbyllen me datë 30 qershor.

Nëse për lojtarët kjo çështje do të marrë drejtim nga ana e FIFA-s, me sponsorët mund të gjendet një zgjidhje konsensuale. Gjithsesi klubet e Superligës çeke dhe ato të kategorisë së parë do të diskutojnë për zgjidhjet gjatë mbledhjes së përbashkët. Superliga ceke duhet dhe 6 javë që të mbyllet përfundimisht në sezonin e saj të rregullt ndërsa mbeten për t’u luajtur dhe takimet e fazës së Play Off.

-Advertisement-

Gjithashtu është vendosur paraprakisht që të gjithë lojtarët do të testohen përpara çdo ndeshje dhe takimet do të zhvillohen pa spektatorë. Organizatorët kanë bërë të ditur se në çdo ndeshje mendohet të jenë të pranishëm rreth 130 persona, mes të cilëve lojtarë, gjyqtarë, zyrtarë klubesh dhe gazetarë. Deri në këto momente në republikën ceke kanë rezultuar pozitiv 7400 persona dhe 221 kanë humbur jetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera