Lajme

Në Bruksel organizohet konferencë ndërkuvendore, merr pjesë edhe Maqedonia

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 19 June 2017

Në Bruksel mbahet konferencë ndërkuvendore me temë ”Procesi ligjvënës i BE-së – nga nisma ligjvënëse te zbatimi dhe vëzhgimi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Në konferencë marrin pjesë edhe deputetët nga Kuvendi i Maqedonisë, Betian Kitev, Shpresa Hadri, Ilija Dimovski dhe Afrim Gashi. Konferneca do të përqëndrohet në rolin e komisioneve parlamentare si mjete për forcimin e rolit mbikëqyrës të pushtetit ligjvënës përballë pushtetit ekzekutiv.

-Advertisement-

Do të shqyrtohen praktikat më të lira ligjvënëse të Parlamentit të Evropës me qëllim të gjetjes së zbatimit të tyre në kuvendet kombëtare.

Konferenca mbahet në kuadër të Programit për mbështetje të kuvendeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera