Lajme

Në bordet e pavarura, Albin Kurti emëron edhe një anëtar të VV-së!?

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 02 April 2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, duket se është kujdesur që të rehatoi anëtarët e partisë së tijë para se ta lë karrigen e të parit të Qeverisë.

Në Bordin e ndërmarrjes Ujësjellësi të mërkurën thuhet se ka emëruar kryesues ish kandidatin e Vetevendosjes për deputet nga komuna e Vitisë, Mentor Hysenin.

Gazeta inFokus ka provuar të kontaktoi me Hysenin për të konfirmuar këtë, por ai nuk ka qenë në dispozicion.

-Advertisement-

Madje pak minuta pasi është marrë vendimi në Qeveri, Hyseni ka mbyllur edhe llogarinë në facebook.

Megjithatë, në internet ende ka gjurmë se ai ishte kandidat i Vetëvendosjes për deputet.

Gazeta inFokus, do t’iu mbajë të informuar nëse është fjala për të njëjtin person apo dikush tjetër me të njëjtin emër është emëruar kryesues i bordit të kësaj ndërmarrje.

Në vendimin për shkarkimin e bordit dhe emërimin e ebordit të ri thuhet se ekzistojnë katër arsye për shkarkimin e tyre.

“Pas shqyrtimit nga Qeveria është miratuar Vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve dhe emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A. Në propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, thuhet se ekzistojnë së paku katër arsye kryesore për shkarkimin e bordit të drejtorëve: 1. Shpërfillja e humbjeve të shkaktuara nga kryeshefi; 2. Mosadresimi i opinionit të Auditorit; 3. Mosadresimi i gjetjeve të auditorit të brendshëm; dhe 4. Emërimi i parregullt i ushtruesit të detyrës së kryeshefit”

“Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes janë emëruar:

Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor;

Hajrie Morina, drejtore;

Seat Bilbani, drejtor; dhe

Idriz Maliqi, drejtor./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera