Në arrati prej 20 vitesh, mafiozi arrestohet falë Google Maps
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/01/a7-3.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
07:57 | 06 January 2022
Një pjesëtar i Mafias në arrati, i bindur që ia kishte hedhur ligjit, pasi qëndronte në arrati prej 20 vitesh, u kap nga policët italianë me ndihmën e Google Maps.
Gioacchino Gammino ishte larguar nga Italia pas arratisjes nga burgu dhe bënte një jetë të qetë në Spanjë, ku kishte ndryshuar emrin, kishte gjetur punë si kuzhinier dhe kishte hapur edhe një dyqan fruta-perimesh.
Por policia italiane arriti ta pikaste në një foto në Google Maps, ku dukej një burrë i moshuar jashtë një dyqani në qytezën Galapagar, në veri të Madridit. Dyqani quhej “El Huerto de Manu” – Kopshti i Manus. Në Spanjë, Gammino kishte ndryshuar emrin nga Gioacchino në Manuel.
Dyshimet se ai ishte personi që po kërkonin u konfirmuan kur hetuesit zbuluan një restorant aty pranë të quajtur “La Cocina de Manu” – Kuzhina e Manus.
Në faqen në Facebook të restorantit, që ishte mbyllur prej disa kohësh, dukej Gammino me veshje kuzhinieri. Ata e njohën 60-vjeçarin për shkak të një shenje në mjekër. Në menynë e restorantit kishte të shënuar dhe një specialitet, si “darka siçiliane”.
Gammino u arrestua më 17 dhjetor, por lajmi u bë publik vetëm në ditët e para të vitit 2022. “Si më gjetët? As familjes sime nuk i kam telefonuar në 10 vitet e fundit”, raportohet t’u ketë thënë policëve Gammino pasi përfundoi në pranga.
Ai ishte pjesë e klanit mafioz të Agrixhentos, të quajtur Stidda, një grup kriminal armiqësor me Cosa Nostra-n, të përfshirë në përleshje të përgjakshme në vitet 1990.
I arrestuar fillimisht në vitin 1984, Gammino ishte hetuar edhe nga prokurori i famshëm, tashmë i ndjerë, Giovanni Falcone. Gammino u dënua për vrasje në vitin 1995, por u arratis për t’u arrestuar sërish tre vite më vonë në Barcelonë. Në vitin 2002 arriti përsëri të largohej nga qelia duke u zhdukur për 20 vite.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/EURO-2024-dhe-Serie-A-scaled-1.jpg)
Të tjera
-
Osmani tregon se çfarë foli me Bidenin në Uashington
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte pjesëmarrëse e Samitit të NATO-s në...
-
“Kosova në katër vitet e fundit i ka humbur mbi 210 mijë banorë”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas pub...
-
Shikoni reagimin e Zelenskyt kur Biden iu referua liderit ukrainas me “presidenti Putin”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidati demokrat për man...
-
IKSHPK merr vendimin: Nuk lejohet puna në ndërtimtari nga këto data, shkak temperaturat
Në vend janë duke mbizotëruar temperatura të larta. Për këtë arsye, Instit...
-
Mësohet numri i saktë i serbëve që kërkuan konvertim të patentë – shoferëve
Zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka treguar numrin...
-
Shkon në 3 numri i të vdekurve në Llozanë, ankth për punëtorë që mund të kenë mbetur nën rrënojat e fasadës e skelave
Numri i personave të vdekur pas tragjedisë së ndodhur sot në periferi të Lloz...
-
Sveçla për limonadë e ushqim në Veri, te tavolina i afrohet politikani serb – biseda mes tyre inçizohet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë ministrin e Administrimit të Push...
-
Vala e të nxehtit, merret vendim që të kufizohet orari i punës për këto 3 kategori nga 13 deri më 20 korrik
Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën, Ministria e Sh...
-
Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
Në ambientet e amfiteatrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipë...
-
Ngasësi i trotinetit u gὁdit nga vetura, detaje të reja nga aksidenti në Fushë Kosovë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, afër shkollës “Mihal...
-
U aksidentua në vendin e punës, kërkohet ndihmë për shërimin e Leutrimit
Leutrim Mustafës nga Mitrovica Veriore i nevojiten 27 mijë euro për shërim. ...
-
Presidentja Osmani takohet me Presidentin francez, Emmanuel Macron
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në Samitin e NATO-s në Washington, ës...