Fun & Video

Në Arabinë Saudite zbulohen skulpturat gjigante të deveve që janë mbi 2 mijë vjet të vjetra (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 14 February 2018

Skulpturat e deveve të vjetra mbi 2 mijë vite, janë gjetur në një kodër shkëmbore në shkretëtirën e Arabisë Saudite.

Derisa devetë padyshim janë “ikonë” e këtij vendi, gjetjet e fundit kanë lënë gojëhapur shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

Të vendosura në provincën Al Jawf në pjesën veriperëndimore të Arabisë Saudite e njohur si zona e deveve, është eksploruar nga një grup shkencëtarësh franko-saudit.

-Advertisement-

Skulpturat, disa të papërfunduara janë “gravuar” në tri kodra shkëmbore, kurse shkencëtarët kanë arritur deri më tani t’i identifikojnë disa.

Sidoqoftë mbetet mister se pse këta artistë kishin vendosur t’i realizojnë këto skulptura në këtë zonë.

Por, shkencëtarët sugjerojnë se kjo zonë dikur ishte vendi i adhurimit, dhe se devetë janë shfrytëzuar për të bërë tregti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera