Në 25 vjetorin e protestave studentore, Kurti bëri homazhe para varrit të profesorit Ejup Statovci
Autori: Islam Morina 11:24 | 01 October 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish – rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, shkruan Gazeta Infokus.
Kryeministri Kurti ka vlerësuar lartë figurën e Statovcit, duke e cilësuar atë si trim, të urtë, institucionalist kryengritës e akademik dhe intelektual.
Njoftimi i plotë:
“Në 25- vjetorin e protestave studentore paqësore të 1 tetorit 1997 dhe në nderim të veprës së ish- rektorit të Universitetit të Prishtinës, profesorit Ejup Statovci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe para varrit të tij.
Ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe institucionalist edhe kryengritës, edhe akademik edhe intelektual. Figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur, që si askush tjetër para tij e pas tij, ishte gjithmonë bashkë me studentët dhe në ballë të ndryshimeve të domosdoshme demokratike e kombëtare. Andaj sot kur e shënojmë 25 vjetorin e 1 tetorit të vitit 1997, padyshim se e kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me krenari, sepse ishim me shumë shumë fat që e patëm, tha kryeministri Kurti.
Profesor Ejup Statovci në këtë tetor do të bëhej 82 vjeç, por ai ndërroi jetë pa u bërë 60 vjeç. Veçse ato dekada të jetës së tij ia kanë vlejtur fort, jo vetëm për të e për familjen e tij, por për universitetin, për Kosovën, për studentët, për popullin dhe për mbarë kombin shqiptar, shtoi ai.
Në kujtim të protestës studentore, Kryeministri Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, familjarët e profesorit Statovci, profesoreshën Drita Halimi Statovci, si dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj proteste, Ahmet Geca, Bujar Dugolli, Drita Statovci, Driton Lajçi, Ernest Luma, Fatban Bunjaku, Jeton Rexha, Mentor Bogaj, Mihane Salihu dhe Milot Cakaj, nderuan profesorin Ejup Statovci, që ishte në ballë të universitetit më 1991 dhe të protestave më 1997”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ZKM-ja./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Stoltenberg: Rusia ka rritur armiqësinë ndaj anëtarëve të NATO-s
Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NA...
-
Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ...
-
Abdixhiku e nis Kampionatin Evropian me ambasadorët Hovenier, Rohde e Hargreaves
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se po e shijon Kampionatin Evropia...
-
E rrëmbeu një person dhe u kërkoi familjarëve 30 mijë euro, arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 23 vjeçar të dyshuar për ve...
-
Blair letër falënderimi për Osmanin: Popullin e Kosovës e pret një e ardhme e ndritur
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair pas vizitës që i bëri Kosov...
-
Norvegjezi i UÇK-së që u plagos ditën e parë që erdhi në Kosovë – “Me aparatin e Kadri Veselit bëra shumë fotografi”
Gazetari norvegjez Paul Refsdal, është rikthyer përsëri në Likoc të Skënderaj...
-
Osmani takohet me homologen zvicerane në prag të Samitit për Ukrainën: Përherë mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar homologen zvicerane për fte...
-
Kurti: Mbi 7000 libra për luf*tën në Kosovë janë shkruar nga ndërkombëtarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e librit “L...
-
Blair i shkruan Kurtit: “E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme”
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka postuar në platformën “X” letrën e mik...
-
Ekspl*ozivë, ar*më e municione – Sveçla tregon se çka u konfiskua sot në veri
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka publikuar armatim...
-
Bastisja në Veri pas informatave nga AKI, Policia: Arma*timi ishte i fshehur nga pjestarë të grupit terr*orist të Banjskës
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të premten ka konfiskuar sasi të armatimit...
-
Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të tjerë në Samitin e Paqes për Ukrainën
Flamuri i Kosovës është vendosur në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse...