Lajme

​Në 21 vjetori e vrasjes kujtohet Smajl Hajdaraj

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 17 January 2023

Janë bërë 21 vite që nga vrasja e ish deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë, Smajl Hajdaraj.

Hajdaraj, u vra gjatë atentatit të 17 janarit të 2002-tës, pranë banesës së tij në Pejë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë e familjarë kanë bërë homaxhe pranë varrit të tij .

-Advertisement-

“Sa herë vjen 17 janari i çdo fillim viti ne kujtojmë dhe nderojmë figurën e atdhetarit, politikanit e ushtarakut të kohës, ish-deputetin, Smajl Hajdaraj. Ai u ekzekutua në mënyrë makabre në muzgun e 17 janarit të vitit 2002 para hyrjes së banesës së tij në qytetin e Pejës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ndërsa, Abdixhiku ka thënë se Smajl Hajdaraj, ishte patriot i orëve më të rënda të vendit. Ai na u morr vetëm fizikisht, por ideali i tij e bashkëpunëtorëve të tij, vazhdon të jetë udhërrëfim për ne”, ka shkruar Abdixhiku

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera