Auto&Tech

Në 2020-tën, mbërrin iPhone SE2: Ekonomik dhe…

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 15 October 2019

Apple do të nxjerrë variantin e ri të SE-së së prezantuar në 2016-tën. Modeli I ri do të ketë dizajnin e iPhone-it të fundit përpara revolucionit të gjeneratës X, por me një procesor më të fuqishëm, të njëjtë me atë të iPhone 11.

Ai do të shihet për 399 dollarë. Ashtu si dhe me SE-në e përpara tre viteve, objektivi është t`i vihet në dispozicion klientëve një model më ekonomik. Ky i fundit “kopjon” pak stilin e iPhone8 përsa i takon dizajnit.

Ekspertët gjithashtu parashikojnë se një buxhet i tille ka të ngjarë të tërheqë mjaft njerëz që ende përdorin iPhone 6 dhe 6s, të cilët mendohet se akoma preferohen nga 200 milion persona, edhe pse këto lloj telefonësh janë lansuar pesë vjet më parë.

-Advertisement-

Shpresat janë që telefoni i ri do të jetë një “shtytës kryesor i rritjes” për Apple vitin e ardhshëm. Shitja e pajisjeve më të lira si SE konsiderohet e një rëndësie të madhe për kompaninë sidomos nëse dëshiron të konkurrojë në tregje si India, ku telefonat më të shtrenjtë se 450 dollarë përbënin 4 përqind të tregut deri në vitin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera