Sport

”Ne 2014 lyente me boje muret sot yll i madh i futbollit”

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 30 May 2017

Jeta e Gabriel Jesus ka ndryshuar për 180 shkallë në një kohë shumë të shkurtër.
Në rrjetet sociale ka rrjedhur një fotografi e sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus, se si ishte jeta e tij para tre viteve, i cili tani merr miliona në Angli.

Jeta e tij ka ndryshuar për 180 shkallë. Në foton të rrjedhur në rrjetet sociale, shihet Gabriel Jesus duke lyer trotuarin me ngjyra të flamurit të Brazilit.

Kjo gjë ka ndodhur para Kupës së Botës, saktësisht tre vite me parë, sot ai bën një jetë krejtësisht tjetër. Vetëm 20 vjeçar, Jesus po konsiderohet si një lojtar me të ardhme të ndritur, teksa për dallim nga tri vite më parë, tani merr miliona.

-Advertisement-

Jesus u transferua nga Palmeiras te Manchester City në janar të këtij viti, i cili bëri 10 paraqitje në Premierligë, duke shënuar shtatë gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera