Lajme

Në 15 tubime zgjedhore nuk u respektuan masat antiCOVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 07 October 2021

Komisioni Qendror Zgjedhor deri më datën 5 tetor ka pranuar 2337 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u bë e ditur se në 20 ditë fushatë, partitë politike kanë paraqitur 629 kërkesa për tubime politike, prej të cilave 100 nuk janë mbajtur fare e 15 prej tyre nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se të gjitha fletëvotimet për zgjedhjet e 17 tetorit janë shtypur dhe janë në objektet e këtij institucioni.

-Advertisement-

Nga anëtarët e KQZ-së u ngrit shqetësimi edhe për votimin e qytetarëve me shtetësi të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, pasi zgjedhjet lokale janë në të njëjtën datë dhe mund të ngritet probleme sa i përket verifikimit të votimit përmes rrezeve ultra-violete. Lidhur me këtë çështje, u tha se KQZ do të marrë një vendim javën e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera