Sport

Ndryshon rregulli për kartonët e verdhë!

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 25 September 2017

Federata e Futbollit e Kosovës nga ky edicion ka ndryshuar rregullin e kartonëve të verdhë.

Deri më tash, një futbollist i Vala Superligës dhe Ligës së Parë që ka marrë pesë kartonë të verdhë, është dashur të zgjedhë lojën vijues nëse dëshiron të luajë ose të pushojë. Në të kundërtën, detyrohej të pushonte patjetër në duelin e dytë pasi të ishte zverdhur pesë herë.

Ndërkohë, tani kanë ndryshuar gjërat. Futbollisti që merr katër kartonë të verdhë, në ndeshjen e pestë duhet patjetër të pushojë pa pasur mundësi zgjedhje, shkruan Gazetasheshi.

-Advertisement-

Rregulli i ri penalizoi Benjamin Eminin e Llapit që të luante ndaj Vëllaznimit. Teksa, i mohon edhe Fisnik Papuqit të Gjilanit derbin e së enjtes me Dritën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera