Lajme

Ndryshon moti, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 19 May 2020

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë–herë me reshje shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Ndërsa të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, vranësirat në pjesën e dytë do të zhvendosen në drejtim të juglindjes.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë.

-Advertisement-

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera