Sport

Ndryshon krejtësisht stadiumi në Strumicë, ja si duket para ndeshjes me Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 02 September 2017
Federata Maqedonase ka qenë në garë me kohën për të rregulluar sa më shpejt që të ishte e mundur impiantin e Strumicës për ta përshtatur me kërkesat e UEFA-s, e cila kishte lënë detyra të qarta para ndeshjes me Shqipërinë.
Për ta kthyer ambientin nga një terren sportiv që ruhej me qen, në një stadium, janë bërë punime praktikisht në çdo cep të tijin, si dhe janë shtuar tribuna.

Tribunat e shtuara janë ato pas portave, ndërsa edhe në tribunat ekzistuese janë vendosur ndenjëse të reja, shkruan ‘PanoramaSport’.

Federata Maqedonase ishte gati që të ndryshonte çdo pjesë të impiantit për sa kohë që UEFA do të mbante ndeshjen me Shqipërinë në stadiumin e skuadrës së Mlladost dhe nuk do ta kthente në Shkup, ku numri i tifozëve shqiptarë do të ishte shumë më i madh se rreth 450 biletat që u janë rezervuar për këtë sfidë.

-Advertisement-

st-2

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera