Lajme

Ndryshon komplet moti, parashikimi për javën që po hyjmë

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 14 August 2022

Nxehtë me mot më stabil dhe kthjellime gjatë javës në vijim. Në pjesën e dytë të javës temperatura edhe prej 35C, parashikon “Prishtina Weather”.

14.08.2022 – Mot relativisht më stabil parashihet përgjatë javës në vijim.  Të nxehtit nga Afrika sërish shtrihet mbi vend, derisa do të ketë më shumë kthjellime e diell.  Vetëm ditën e martë, mund të shfaqen gjasa më të larta, për ndonjë zhvillim të rrebesheve me bubullima.

Sipas parashikimeve të fundit, të nxehtit kulminon ditën e premtë, e në fundjavë temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare.

-Advertisement-

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.  Orëve të pasdites nën kushte të motit me diell dhe më të nxehtë, rritje shënon ozoni sipërfaqësor që edhe çon indeksin në vlera mesatare.

Rreziku nga rrezet ultravjollce, në ditët e ardhshme do të jetë i lartë dhe shumë i lartë përgjatë motit kryesisht me diell, prandaj edhe preferohet që t’i shmangemi më shumë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës.

Datat:

15.08 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.  Orëve të pasdites përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe shiu me bubullima.

16.08 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell.  Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave, e vende-vende mundësi për rrebeshe me bubullima.

17.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.

18.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

19.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstremet.  Minimalet nga 13C ditën e hënë, deri në 19C, të premten.  Temperaturat maksimale në fillim të javës luhaten ndërmjet 28C e 30C, ndërsa deri të premten shënojnë rritje në 35C e 36C.

Erërat frynë nga perëndimi e jugperëndimi 3-12m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera