Lajme

Ndryshoi datën e vizës në pasaportë, kosovari arrestohet në kufi

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 03 January 2023

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është shoqëruar në stacionin policor në kufirin Dheu i Bardhë, pasi i njëjti dyshohet se ka ndërhyrë në datën e vizës në pasaportën e tij.

Pasaporta e tij është konfiskuar, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

-Advertisement-

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

PKK-Dheu i Bardhë 02.01.2023 – 07:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ndërhyrë (në datën e vizës) në pasaportën e tij. Me vendim të prokurorit, pasaporta është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera