Ndryshimet në polici, ish-shefat refuzojnë detyrat e reja
Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 05 May 2017
Shkarkimi në masë e drejtuesve të Policisë është përdorur edhe në vitin 2013, ku në atë kohë të gjithë drejtuesit e lartë të Policisë u shkarkuan nga detyra dhe u emëruan specialistë të Studimeve Strategjike, ku më vonë u shkurtuan funksionet organike dhe ata mbetën pa punë.
Ndërsa sot, drejtuesve të Policive Vendore, që u shkarkuan nga detyra, u është propozuar detyra e specialistëve në sektorë të ndryshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Shumë prej ish-drejtuesve vendorë kanë refuzuar një propozim të tillë, duke e konsideruar si ulje në detyrë pa ndonjë motiv konkret, apo të paktën të arsyetuar me shkrim nga eprori i tyre, shkruan Panorama.
Mes drejtuesve që kanë refuzuar një pozicion të tillë pune është edhe Ervin Hodaj, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, që u zëvendësua nga Ardi Veliu, ditën që bëri dy vjet në krye të Policisë së Tiranës.
Hodajt i është propozuar të drejtojë Sektorin e Sekretarisë dhe Protokollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, detyrë që të paktën deri tani nuk e ka pranuar.
Në këto rrethana, disa prej ishdrejtorëve të Policive Vendore vijojnë të jenë në pritje të emërimit, por mbase edhe të ndonjë kërkese për plotësimin e ndonjë deklarate me shkrim, për të argumentuar arsyet e refuzimit të postit të propozuar.
E njëjta formë u përdor edhe në nisjen e “fushatës” së shkarkimeve e emërimeve në Polici, ku shumë drejtues të lartë refuzuan fillimisht emërimet, derisa iu kërkua një deklaratë me shkrim.
Përballë kësaj situate dhe dyshimeve për ndonjë masë të mundshme në rast hezitimi, duket se deri diku drejtuesit e lartë nuk kanë pasur rrugë tjetër, veçse të pranojnë postet e propozuara. /albeu.com/
Të tjera
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...