Lajme

Ndryshimet ligjore për FSK-në kthehen në pikën zero

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 17 May 2017

Projektligji, me të cilin synohej t’i jepej mandat ushtrie Forcës së Sigurisë, është kthyer në pikën zero bashkë me 25 projektligje të tjera. Këto dokumente janë nisur në adresë të propozuesve.

Ka ndodhur kështu për shkak të shpërndarjes së legjislaturës së pestë. Projektligjet në procedurë nuk do të shqyrtohen me automatizëm nga legjislatura që do të dalë prej zgjedhjeve të 11 qershorit, ndërkaq, Qeverisë dhe autoriteteve të tjera propozuese iu mbetet që t’i riprocedojnë për miratim të njëjtat dokumente, apo t’i ndryshojnë ato. Madje, të njëjtën obligohet ta bëjë edhe presidenti i Shtetit, ani se ai nuk preket nga zgjedhjet e parakohshme.

Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ka arsyetuar përcaktimin për t’ua kthyer sponsorizuesve projektligjet që janë në procedurë shqyrtimi.

-Advertisement-

Mbështetur në listën e dokumenteve që i ka siguruar gazeta, nga 26 projektligjet që kanë qenë në procedurën e shqyrtimit, 7 nga to kanë pritur shqyrtimin e parë dhe 19 të tjera shqyrtimin e dytë.

Projektligji për FSK-në bën pjesë në grupin e parë. Ai ndodhej në procedurë për t’u vënë për votim para deputetëve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera