Ndryshimet e klimës, Shtëpia e Bardhë “kundër” shkencëtarëve!

Autori: Gazeta inFokus
23:07 | 04 November 2017
Shtëpia e Bardhë u përpoq ta minimizonte raportin e ndryshimeve klimatike, të hartuar nga 13 agjenci federale amerikane. Studimi i tyre bie ndesh me pohimet e bëra nga Trump dhe një sërë pjesëtarësh të administratës së tij.“Gjasat janë jashtëzakonisht të mëdha, që aktiviteti njerëzor të jetë shkaku kryesor i ngrohjes globale”, thuhet në raport.
Mendimet e ekspertëve nuk mjaftojnë, megjithatë, për të bindur Shtëpinë e Bardhë.“Edhe pse administrata i mbështet me forcë analizat shkencore dhe debatin, – u shpreh një zëdhënës i saj, – duhet të mbajmë parasysh se klima është gjithmonë në ndryshim”.
zv.Sekretari kryesor i Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Raj Shah u përpoq të tregonte se nuk është e sigurtë sa e ndjeshme është klima e Tokës ndaj emetimit të gazrave shkaktare të efektit serë.
Trump vazhdon t’i qëndrojë idesë se, koncepti i ngrohjes globale është krijuar nga kinezët për ta bërë më pak konkurruese industrinë përpunuese të Shteteve të Bashkuara, e në fillim të vitit njoftoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Parisit mbi klimën.Raporti i posaçëm shkencor mbi ndryshimet klimatike u hartua nga shkencëtarë të qeverisë amerikane.
Parashikimet e tyre nuk përjashtojnë mundësinë që deri në fund të shekullit, niveli global i ujit të deteve dhe oqeaneve të rritet deri në 2.4 metra, rreziku i thatësirave dhe përmbytjeve të rritet ndjeshëm, e të shtohen rastet e stuhive shkatërrimtare dhe zjarreve masive.
“The Guardian” shkruan se, po të mbërrihet vërtet – siç profetizohet, – një ngrohje e globit me 3 gradë Celsius, rritja e nivelit të detit do të prekë miliona vetë nëpër botë, ndërsa qytete si Miami, Shangai, Aleksandria, Rio dhe Osaka do të vuajnë pasojat e saj më shumë sesa të gjithë./tch

Të tjera
-
Prokuroria autorizon policinë për nisjen e hetimeve për votimin me postë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë...
-
Kurti: Ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të blejmë helikopterë “Black Hawk”
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë vuri në pah edhe in...
-
Të premten në Ferizaj certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së
Të premten mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë...
-
MPB: Vazhdojnë hetimet për zjạrrin në Koçan, konfiskohen pajisje elektronike dhe dokumente financiare
MPB njofton se ka kryer bastisje të reja për rastin në Koçan, ku janë konfisk...
-
Vrạsjet në vend, Krasniqi: Shteti të zgjohet, të veprohet me urgjencë – kjo është një emergjencë kombëtare
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje...
-
Ndërhyrjet në sistemin TIMS, prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
-
Pamje nga lokali ku ndodhi vrạsja mbrëmë në Prishtinë
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku dy persona u plagosën pas di...
-
Maloku në Hagë: Është e vështirë ta kuptosh UÇK-në, Ushtri që u ngrit prej popullit të robëruar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari Naim Maloku d...
-
Osmani nderon me homazhe dëshmorët dhe martirët e Krushës së Madhe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar me homazhe dëshmorët dhe mart...
-
Fotografia e Alban Gashit, personit në arrati që po dyshohet për vrạsjen e mbrëmshme në Prishtinë
Alban Gashi është në kërkim nga Policia e Kosovës që nga nata e mbrëmshme lid...
-
Prokuroria për vrạsjen në Prishtinë: Po ndërmarrim masat dhe veprimet e nevojshme hetimore
Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë masa dhe veprime të ne...
-
Themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Or...