Vrạsjet e fundit, Kurti: Gjithë vendi është tronditur – organet të trajtojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet e rrethanat
Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 26 Mars 2025
Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë me një adresim lidhur me vrasjet e fundit që tronditën vendin, ku për tri ditë u vranë katër persona.
Kurti tha se gjithë vendi është tronditur nga kjo seri e vrasjeve, teksa kërkoi nga organet e rendit që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë këto raste.
“Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasëve në mënyrë që edhe të vihet drejtësi edhe të parandalohen vrasje të tilla në të ardhmen. Vrasja është akti më i rëndë që mund ta bëjë njeriu, ajo asnjëherë s’guxon të normalizohet”, deklaroi Kurti.
Ai u shprehi ngushëllime familjeve të viktimave, duke shtuar se kjo është thirrje për reflektim për secilin.
“Gjithë vendi është tronditur e lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet, ndalet, e të dënohet. Na duhet analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional dhe reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit. Kjo është thirrje për të gjithë ne, për secilin prej nesh. Në emrin tim dhe të Qeverisë u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe u qëndrojmë pranë në këto ditë të vështira teksa ritheksojmë kërkesën për angazhim maksimal të organeve të rendit dhe drejtësisë”, deklaroi Kurti.
Ndryshe, rasti i fundit i vrasjes ka ndodhur mbrëmë te “4 Llullat”, ku pas të shtënave me armë zjarri janë plagosur dy persona, njëri prej të cilëve ka vdekur në QKUK.
“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Një vrasje tjetër ka ndodhur të hënën në Vushtrri, ku një 58-vjeçar ka vrarë një 42-vjeçare e më pas ka qëlluar edhe veten.
Vrasja tjetër ka ndodhur poashtu në Vushtrri, të dielën. Një 19-vjeçar atje ka vrarë bashkëmoshatarin e tij.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
































