Sport

Ndryshime te Shqipëria, Panucci fton një tjetër lojtar nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 06 November 2017

Kombëtarja shqiptare do të nis sot grumbullimin e saj në Antalia të Turqisë.
Trajneri Christian Panucci, së fundmi i ka shtuar listës së tij të lojtarëve të grumbulluar edhe një tjetër futbollist, duke sjellë në ekip një emër të ri.

Amir Abrashi nuk ka mundur që të rikuperohet në kohë nga dëmtimi te Fraiburgu, dhe sipas FSHF në vend të tij Christan Panucci ka grumbulluar Kamer Qakën.

KARRIERA- Ai ka lindur në Kosovë në vitin 1995, luan në pozicionin e mesfushorit, dhe aktualisht aktivizohet në radhët e ekipit rumun të CSM Politehnica Iași.

-Advertisement-

Që nga viti 2010 e deri me fillimin e këtij sezoni, futbollisti Kamer Qaka ka luajtur me skuadra të ndryshme në kampionatin norvegjez, duke nisur që me Valerengën, teksa një edicion më parë ishte në radhët e skuadrës së Kristiansund.

Aktualisht, me skuadrën rumune deri në këto momente, Qaka ka luajtur 11 ndeshje.

Ekipi kombëtar i futbollit do të qëndrojë një javë në Antalia për të përgatitur ndeshjen miqësore të 13 nëntorit në Antalia me skuadrën përfaqësuese turke.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera