Lajme

Ndryshime të mëdha në RTK, shkarkohet edhe drejtori i marketingut

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 31 March 2022

Drejtori i marketingut në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Arian Sahiti, është shkarkuar nga pozita e tij menaxhuese në këtë medium.

Deri të shkarkimi i tij ka ardhur pasi që Sahiti ka pasur performancë të ulët dhe mungesë të strategjisë.

Lajmin për shkarkimin e tij e ka konfirmuar për Indeksonline edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit gjeneral në RTK, Shkumbin Ahmetxhekaj.

-Advertisement-

Sipas Ahmetxhekajt, Sahiti ishte në dijeni për pakënaqësitë e shfaqura kundrejt punës së tij.

Vendin e Arian Sahitit do ta zë Ariana Pallata.

Ky shkarkim vije në vazhdën e reformave që janë duke u bërë në RTK.

Gjatë ditës së djeshme, rreth 150 punëtorë në RTK u njoftuan se kontratat e tyre të punës nuk do të vazhdohen pas 31 marsit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera