Sport

Ndriçohet emri i Fadil Vokrrit në stadiumin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 23 July 2018
Me shumë aktivitete është shënuar ditëlindja e 58-të e presidentit legjendar të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Pas vdekjes së papritur të presidentit të FFK-së më 9 qershor, miqtë e tij dhe institucionet sportive janë përkujdesur për shënimin e ditës së ditëlindjes së tij.

Pasi gjatë ditës në stadiumin e Prishtinës janë vendosur shkronjat për të shënuar emrin e tij, në mbrëmje emri Fadil Vokrri është ndriçuar në stadiumin e kryeqytetit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i ri i FFK-së Agim Ademi, djali i Fadil Vokrrit dhe një numër i tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës që njihen me emrin ‘Dardanët’.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera