Ndodhi në Mitrovicë, i vdekuri ftohet në gjykatë
Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 07 January 2018
Në mungesë të kushteve, seanca gjyqësore në rastin e të akuzuarve për narkotik Ilir Kamberi dhe J.S. nuk është mbajtur.
Seanca nuk u mbajt pasi që munguan dy të pandehurit dhe prokurori i rastit, Ismet Ujkani.Kryetari i trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Burim Ademi, tregoi se ftesat u janë dërguar të pandehurve.
Sipas gjyqtarit, për të pandehurin J.S., Gjykata kishte lëshuar kërkesë për Policinë që të njëjtit t’i dorëzohet ftesa, raporton KALLXO.com.Mirëpo, polici i Njësisë së ekzekutimit të urdhëresave në Mitrovicë ka njoftuar kryetarin e trupit gjykues se i pandehuri rezulton të ketë ndërruar jetë në vitin 2011, që nga Policia konsiderohet si vdekje e dyshimtë.
Në këto rrethana, gjyqtari Ademi kërkoi nga Policia dorëzimin e raportit e po ashtu sigurimin e certifikatës së vdekjes për këtë të pandehur.Ndërsa, lidhur me të pandehurin Ilir Kamberi, gjyqtari tregoi se i është dërguar ftesa dhe sipas fletë-kthesës atë e ka pranuar një familjar i tij.Të njëjtit, Gjykata do t’i dërgojë ftesën përmes Policisë, raporton KALLXO.com.
Dhe, në rast se rezulton se i pandehuri nuk e ka pranuar ftesën për rrethana që ai nuk gjendet në vend atëherë Gjykata do të lëshojë urdhër-arrest, përkatësisht do të lëshojë fletë-rreshtim vendor apo ndërkombëtar deri në sigurimin e prezencës së tij.
Sipas aktakuzës së ngritur nga atëherë Prokuroria e Qarkut në Mitrovicë Ilir Kamberi pasi që ishte furnizuar me substanca narkotike të llojit heroinë në vende të panjohura i ka përdorur ato për shitje dhe shpërndarje.
Ndërsa, i pandehuri J.S. prej fillimit të vitit 2009 deri më 5 tetor 2009 ishte furnizuar me këto substanca tre herë.I njëjti me qëllim të shitjes kishte blerë nga Ilir Kamberi 20 paketime me nga 1 gram për shumën 200 euro e pastaj këtë substancë ua ka shitur personave të tjerë.
Me këtë, sipas aktakuzës, ata kanë kryer veprën penale blerja, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.Nëse del që i pandehuri J.S. vërtetë ka vdekur para 6-7 vitesh atëherë ky nuk është gabimi i vetëm i kësaj natyre nga gjyqësori i Kosovës.KALLXO.com kishte raportuar kur një i pandehur ishte ftuar të paraqitej në gjykatë në datën që nuk ekziston në kalendar – 30 shkurt.
Po ashtu, në një rast tjetër, gjykata kishte ftuar një qytetar të paraqitej të dielën, ditë kur nuk punonte gjykata.Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka përmirësuar një gabim të vetin menjëherë pasi KALLXO.com ka dërguar pyetje për çështjen.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...