Sport

Ndodhi ajo që pritej, ndryshim rolesh tek FC Prishtina!

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 19 September 2017

Ndërrohet rolet: Josa kryetrajner – Thaqi drejtor sportiv!

Në koordinim me Bordin e klubit dhe shtabit profesional të përbërë nga trajnerët e klubit, është vendosur të bëhet rotacion në udhëheqjen e ekipit të parë. Duke përfillur kriteret e më hershme të kryetrajnerëve me përvojë dhe që pas vetes kanë shumë tituj të fituar, është vendosur që Mirel Josa tani e tutje të udhëheq ekipin e parë. Ndërsa, kryetrajneri i deritashëm Arsim Thaqi, i cili edhe para se të emërohej kryetrajner, kishte qenë koordinator i klubit dhe i shkollës, emërohet drejtor sportiv.

Sot pasdite skuadrën në seancën stërvitore do ta udhëheq Mirel Josa.

-Advertisement-

T’ju kujtojmë se Prishtinën në dy ndeshjet e ardhshme e presin ndeshje shumë të vështira. Të shtunën në Gjilan me skuadrën homonime, ndërsa të mërkurën Prishtina e “pret” Feronikelin vendas në Drenas. /fcprishtina/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera