Lajme

Ndodhë në Pejë: “Hajni” nën kërcënim me armë vjedh paratë nga punëtori i lokalit

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 11 December 2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një lokal në Pejë një person nën kërcënimin e armës ka vjedhur para nga punëtori i lokalit.

Shuma që ka vjedhur i dyshuari është  375 euro duke ikur në drejtim të paditur, shkruan gazeta inFokus.

“Me datën 11 maj 2019, në rrugën Bill Klinton në Pejë, në një lokal ka ndodhur një ‘grabitje me armë’, ku gjatë kësaj grabitje i dyshuari nën kërcënimin e armës i ka kërkuar viktimës të hollat nga pazari, me ç’rast i dyshuari i ka marrë treqind e shtatëdhjetë e pesë (375) euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Mirëpo pas 8 muajsh është arritur të kapet i dyshuari.

“Hetuesit rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin V. B. i lindur me 1979 m/k/sh”.

Me datën 10 dhjetor 2019, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje dhe është arrestuar i dyshuari i lartcekur.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejshme./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera