Lajme

Ndodhë në Kosovë| I tërë fshati ftohen në iftar

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 04 June 2018

Banorët e Pozharanit të Vitisë janë befasur shumë për të mire, me një ftesë publike që u kishte ardhur nga banorët e Malishevës së Gjilanit.

Në Xhaminë e Pozharanit, pērmes Imamit, Muhamet Zukës i ështe bërë ftesē publike, qytetarëve të Pozharanit, që të marrin pjesē në Iftarin që do të organizohet nga qytetarët e Malishevës së Gjilanit, shkruan Gazeta Fokus.

Këtë malishevasit e bëjnë në shenjë mirënjohje për pozharanasit të cilët para 19 viteve gjatë luftës në Kosovë i patën hapur dyert dhe zemrat për të gjithë banorët e malishevës të cilët ishin dëbuar nga vatrat e tyre me dhunë nga policia,ushtria dhe paramilitarët serbë.

-Advertisement-

E Mikëpritja bëhet në shenjē rrespekti për strehimin dhe mikëpritjen gjatë luftës së vitit 1999./GazetaFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera