Lajme

Ndodhë edhe kjo: Voziste 180 km/h, kur u ndalua doli se i ishte marrë leja deri më 2038 dhe kishte 120 gjoba pa paguar

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 27 October 2023

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ia ka vazhduar masën mbrojtëse një shoferit i cili voziti si i “çmendur” në autostradë.

PK bën të ditur se i dyshuari ka vozituar 180 km/h në zonën ku kufizimi ishte 120 km/h,, dhe se i njëjti rezultoi se kishte ndalesë në drejtimin e veturës deri në vitin 2038 si dhe kishte 120 gjoba të papaguara.

I njëjti është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovë:

“Drejtimi i mjetit gjatë kohës së masës mbrojtëse “ndalim drejtimi i mjetit me veprim motorik”!

Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 180 km/h, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2038 si dhe ka 120 gjoba të pa paguara, i njëjti është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera