Lajme

Ndodhë edhe kjo, pejanit i vidhen kamionët që i dërgoi për riparim

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 21 December 2021

Një person ka raportuar në polici se para një viti i ka dërguar dy kamionë në një punëtori për riparim, shkruan Gazeta Infokus.

Pasi ka shkuar të punëtoria dhe ka kontaktuar me pronarin e punëtorisë ka kuptuar se kamionët nuk janë aty.

“Viktima dyshon se pronari i punëtorisë, i dyshuari mashkull kosovar i ka tjetërsuar të dy kamionët”, thuhet në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur në Pejë dhe është në procedurë hetimore, ndërsa po cilësohet si shpërdorim i pasurisë së huaj. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera