Fun & Video

Ndodh vetëm në Japoni! Pikachu dhe Hello Kitty shpallen ambasadorë shteti…

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 04 December 2017

Dy prej personazheve tanë të preferuar vizatimorë tashmë mbajnë mbi supe jo vetëm rritjen e gjeneratave të tëra me praninë e figurave të tyre, por tashmë edhe një titull mjaft të rëndësishëm, siç është ai i ambasdorit.
Ministri i Jashtëm japonez, Taro Kono ka lajmëruar të mërkurën se dy personazhet e njohur do të shpallen ambasadorë të qytetit të dytë më të rëndësishëm në Japoni, Osakka.

Pak ditë më vonë, Pikachu-së dhe Hello Kitty-t i është dorëzuar edhe titulli prestigjoz nga vetë ministri.

Kjo bëhet në kuadër të promovimit të qytetit për ekspozitën, World Expo 2025. Deri në nëntor 2018, Pikachu dhe Hello Kitty do të promovojnë Osakka-n, muaj në të cilin do të zgjidhet edhe qyteti pritës i ekspozitës. /Blitz.al/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera