Lajme

Ndodh sërish, Testi i Arritshmërisë shpërndahet në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 04 July 2023

Mbi 23 mijë e 600 nxënës po i nënshtrohen sot pjesës së parë të testit të arritshmërisë.

Teksa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci deklaroi se pret respektim të rregullave në mënyrë që të kemi rezultate reale, edhe sivjet kanë arritur të dalin “jashtë” pyetjet e testit.

Klan Kosova ka siguruar fotografi të grupeve në Viber që janë krijuar, ku po shpërndahen fotot e pyetjeve nga brenda klasave të testimit, si dhe përgjigjet që duhen përzgjedhur.

-Advertisement-

Sot pritet të vlerësohen 23.632 nxënës, në lëndët gjuhë amtare, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa pjesa e dytë e testit të arritshmërisë do të mbahet më 11 korrik, në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji.

    

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera