Sport

Ndodh edhe kjo, sulmohet me thikë trajneri i Tiranës

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 22 March 2018

Trajneri ekipit të moshave U17 të Tiranës, Migen Memelli, është goditur me grushte dhe është kërcënuar me thikë nga prindi i një fëmije, pas përfundimit të seancës stërvitore të paradites së kësaj të enjteje, në fushën stërvitore “Skënder Halili”, njofton Top Channel.

Pasi ka përfunduar stërvitja, prindi i një fëmije me inicialet A.Ç. ka pasur pretendime për aktivizimin e djalit të tij dhe ka goditur menjëherë me grushte trajnerin Memelli.

Ai ka nxjerrë edhe një thikë, duke iu drejtuar trajnerit me shprehjen “Do të të pres fytin”.

-Advertisement-

Mësohet se, menjëherë më pas trajneri i Tiranës U17, Migen Memelli ka bërë kallëzimin e tij në polici për këtë person.

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh i dhunës së ushtruar ndaj trajnerëve të futbollit, pas tentativës për sulm me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera