Lajme

Ndodhë edhe kjo në Çernobil të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 14 March 2022

Ish-termocentrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë ka mbetur pa energji elektrike pasi që forcat ushtarake të Rusisë kanë dëmtuar termocentralin, shkruan Gazeta inFokus.
Kompania kombëtare e energjisë në Ukrainë përmes një deklarate ka treguar se linja e cila furnizon me energji elektrike qytetin Sllavutiç, është dëmtuar përsëri nga forcat ruse, pasi ekuipazhi i Ukrenergo-s e ka riparuar atë.
Kjo ndërprerje ka vënë në rrezik rreth 20 tonë mbeturina bërthamore, që duhet të ftohen vazhdimisht, për të penguar rrjedhjen e tyre nga uzina, e cila ndodhet rreth 100 kilometra larg kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Javën e kaluar, gjeneratorët emergjentë u aktivizuan menjëherë.
Forcat ruse morën kontrollin e Çernobilit menjëherë pasi shteti rus nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ukrenergo kërkoi qasje në zonë për të bërë riparime.
Ukrenergo tha se Çernobili “është një strukturë e rëndësishme, që nuk mund të lihet pa furnizim të besueshëm me energji”. /REL/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera