Lajme

Ndezen qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 18 November 2018

Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit, ndezja e qirinjve do të bëhet para Teatrit Kombëtar, duke filluar nga ora 18:00.

E diela e tretë e muajit nëntor, është Dita botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.

-Advertisement-

Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.

Të premten në aksidentin në Mramur të Prishtinës kanë humbur jetën 4 familjarë, kurse dje një grua ka humbur jetën në aksident në Malishevë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera