Sport

Ndeshja Partizan – Skënderbeu, çmenduria po ndodh në mediat serbe

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 02 November 2017

“Kurir” shkruan se të ndaluarit nga policia serbe nuk janë lejuar që të vijojnë udhëtimin në Serbi, duke qenë se nuk kishin lejen e nevojshme nga policitë e dy vendeve për dronin.

Ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut është e konsideruar e një rreziku të lartë dhe, për këtë, masat e ndërmarra nga pala serbe janë shumë të larta.

Paraprakisht mes dy klubeve, por edhe dy shteteve ka pasur një dakordim për një listë masash që do të ndërmerren për zhvillimin e këtij 90-minutëshi pa incidente. Mirëpo dje, në mediat serbe është publikuar një lajm që bënte me dije se tre shqiptarë janë ndaluar në kufi, duke qenë se në makinën e tyre është gjetur një dron me telekomandë.

-Advertisement-

“Kurir” shkruan se të ndaluarit nga policia serbe nuk janë lejuar që të vijojnë udhëtimin në Serbi, duke qenë se nuk kishin lejen e nevojshme nga policitë e dy vendeve për dronin. “Kurir” dhe “Vercernje Novosti” kanë qenë dy mediat serbe që i kanë bërë jehonë këtij lajmi, shkruan “Panorama Sport”.

BLOFI

Pak orë ka zgjatur jehona e mediave serbe mbi këtë informacion të shpërndarë. Ka qenë Ministria e Brendshme e Serbisë që ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë shqiptar të ndaluar në lidhje me një ngjarje të tillë. Duket edhe një herë tendenca e mediave serbe për të trumbetuar shqiptarët si prishës të rendit dhe qetësisë në një ngjarje të tillë sportive, duke abuzuar me informimin publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera